Bota
Për një ndarje të drejtë të azilkërkuesve brenda BE-së
Meqë Italia dhe Greqia janë të mbingarkuara me numrin e azilkërkuesve, pritet që 40.000 azilkërkue të shpërndahen sipas një kuote në shtetet e tjera të BE-së
Një paragraf i ri nga traktatet e BE-së, lejon në raste të veçanta zhvendosjen e refugjatëve Brenda shteteve anëtare të saj. Prandaj Komisioni i BE-së do ta aplikojë këtë paragraf. Kështu, pasi që Italia dhe Greqia janë të mbingarkuara me numrin e azilkërkuesve, 40.000 azilkërkues pritet të shpërndahen sipas një formule të caktuar në shtetet e tjera anëtare të BE-së. Megjithatë komisionerit të BE-së Dimitris Avramopulos i duhet ende shumë punë bindëse për planin e tij. Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda mund të tërhiqen menjëherë prej këtij plani, sepse ato gëzojnë të drejta të veçanta. Franca, Spanja, Hungaria, Portugalia, Republika Çeke, shtetet baltike dhe Sllovakia janë shprehur kundër shpërndarjes së refugjatëve në bazë të kuotave, shkruan dw.de.
Prandaj sipas vlerësimeve të diplomatëve të BE-së në takimin e ardhshëm të ministrave të Brendshëm të BE-së në mes të qershorit, vështirë që të arrihet shumica e kualifikuar e nevojshme në Këshillin e Ministrave të Brendshëm të BE-së.
Po ashtu jo të gjitha shtetet e BE-së mendojnë se Italia është është e mbingarkuar me problemin e refugjatve dhe se gjendet para një situate emergjence. Gjermania p.sh. e akuzon Italinë se nuk i regjistron si duhet refugjatët dhe i lë ata që të shkojnë në veri të Evropës. Por Dimitris Avramopulos mendon se propozimi i tij ka të bëjë jo me vendosjen e kuotave për refugjatët ilegale, por me shpërndarjen e atyre që kërkojnë mbrojtje dhe se në thelb bëhet fjalë për një solidaritet brenda BE-së.
Propozimi i Komisionit të BE-së ka të bëjë me azilkërkues nga Siria dhe Eritrea dhe rreth 75% e kërkesave për njohje të së drejtës së azilit në rastin e tyre pranohen. Po ashtu Komisioni i BE-së parashikon që për çdo azilkërkues që shpërngulet vendet e tjera të BE-së, këtij vendi i paguhen 6.000 euro si shpërblim. Vendimi për njohjen apo jo të kërkesës për azil është në dorën e secilit shtet.
Sa u përket kuotave të shpërndarjes, ato lidhen me madhësinë dhe fuqinë ekonomike të secilit vend. Kështu në rastin e Gjermanisë kjo kuotë do të ishte 18%, pra rreth 8.000 azilkërkues. Eurodeputetja gjermane Ska Keller, e partisë Ekologjike, mendon se kjo është një gjë e përballueshme.
Përveç 40.000 azilkërkuesve që gjenden në Itali dhe Greqi dhe pritet të shpërndahen, Komisioni i BE-së propozon që nga kampet e refugjatëve nga Siria që gjenden jashte BE-së të pranohet edhe një kontigjent refugjatësh prej 20.000 vetësh. Edhe këta synohet të ndahen sipas kuotave, po ato duhet të përcaktohen me baza vullnetare. Disa shtete, ndër të edhe Gjermania, janë shprehur të gatshme për të pranuar kontiogjente të tilla. Këta refugjatë vijnë në BE jo si ilegalë, por me dokumente të rregullta.
Po ashtu parashikohet që në rast se ka ndryshime në vendet ku zbarkojnë anijet me refugjatë ilegalë, si p.sh. në rastin e Maltës, kuoatat e shpërndarjes të mos aplikohen vetëm për Italinë dhe Greqinë, por edhe për vende të tjera.
Politika e re ndaj refugjatëve synon edhe zgjerimin e fushës së operacionit të misionit “Triton” që do të mbikqyrë të gjithë zonën detare mes Libisë dhe Italisë për të shpëtuar refugjatët që mund të kenë avari në det. Ky mision i agjencisë Frontex do të jetë po aq i gjerë sa misioni italian “Mare Nostrum”, i cili u mbyll në dimër, sepse Italia nuk mund t’i përballonte më shpenzimet.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?