Fotolajmi

Për një muaj, mbi 53 mijë refugjatë kanë kaluar përmes Maqedonisë

Që nga fillimi i vitit e deri sot janë lëshuar certifikata, me të cilat është paraqitur një kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit nga një total prej 53 434 shtetasve të huaj, njoftojnë mediat në Shkup.

Sipas shtetësisë, më të shumtë janë ata që vijnë nga Siria, 26 490, 16 894 nga Afganistani dhe 10 047 nga Iraku. Gjithsej 22.127 janë meshkuj dhe 11. 526 femra, 19 679 fëmijë, të cilët kanë qenë të shoqëruar dhe 102 fëmijë që udhëtojnë pa një prind.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë informoi se në sektorin për azil janë paraqitur kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit, në bazë të vërtetimit të lëshuar më parë.