Kosova
Për një muaj, dy mijë kamionë me mallra nga Serbia hynë në Kosovë
Që kur Qeveria e Kosovës e hoqi ndalesën për importet nga Serbia, dy mijë kamionë me mallra kanë hyrë në Kosovë nga ky shtet.
Sipas drejtorit të Doganës, Agron Llugaliu, ekipet përkatëse kanë arritur të kontrollojnë mesatarisht 85 dërgesa në ditë, në gjashtë ditë të javës gjatë këtij muaji.
“Rreth 2 mijë mauna… Rreth 1 milion, 1 milion e gjysmë, dominojnë mallrat që përdoren si lëndë e parë për prodhimtari në Kosovë, imputet e bujqësisë dhe produktet e gatshme ushqimore në përgjithësi”, ka thënë Llugaliu.
Vitin e shkuar, Qeveria ka vendosur t’i ndalojë importet nga Serbia pas kapjes së tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, e cila u hoq para një muaji pas presionit të ndërkombëtarëve.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?