Kosova
Për një muaj, 2 946 kosovarë me koronavirus hynë në Gjermani
Plot 2.946 mërgimtarë të prekur me COVID-19 janë kthyer në Gjermani në katër javët e fundit, bëhet e ditur nga raporti më i ri i institutit gjerman “Robert Koch”.
Në raportin e radhës të këtij instituti që merret me përcjelljen e rasteve me koronavirus, Kosova është vendi më i përmendur si shtet i mundshëm i ekspozimit.
“Kur janë në pyetje grupmoshat e ndryshme (që nuk janë shfaqur), vlen të përmendet se midis rasteve me të dhëna nga Kosova dhe Turqia, Rumania dhe Shqipëria, fëmijët dhe personat e moshës së mesme janë të mbipërfaqësuar, gjë që tregon për udhëtim të mundshëm si familje”, shkruhet në raportin më të ri të “Robert Koch” të javëve 32 deri 35, të cilit i është bashkëngjitur edhe tabela.
Ndërkohë, pas Kosovës, në vendin e tretë në tabelë është Kroacia me 2.639 raste, Turqia me 1.825 dhe Bosnja me 695.
Pasi që fillimisht numri i të infektuarve dhe të vdekurve ka qenë relativisht i ulët krahasuar me shtetet e tjera evropiane, numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur jashtë mase gjatë javëve të kaluara, duke shtuar shqetësimin për një valë të dytë.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca