Bota

Për katër ditë janë shpëtuar 4.000 refugjatë në Mesdhe

Vazhdon të rritet numri i njerëzve që arrijnë përgjatë Mesdheut në Itali. Vetëm të dielën janë shpëtuar 1230 persona nga rojet bregdetare italiane.

 

Rojet bregdetare italiane kanë shpëtuar të dielën 1230 refugjatë nga mbytja në Mesdhe. Emigrantët janë shpërtuar në një total prej nëntë misioneve të shpëtimit në mes Sicilisë dhe Afrikës Veriore, thanë autoritetet.

Kështu numri i shpëtuarve në katër ditët e fundit në refugjatëve Mesdhe është rritur në më shumë se 4000. Kalimi nga Afrika e Veriut në Mesdhe është aktualisht rruga më e përdorur e refugjatëve për të ardhur në Evropë, pasi është mbyllur rruga e Ballkanit.

Ndërsa fluksi i refugjatëve ka rënë në në Greqi në prag të marrëveshjes së BE-së me Turqinë, ndërsa numri i njerëzve që duan me anije të arrijnë nëpërmjet Mesdheut në Itali është rritur. Gati 49.000 njerëz erdhën me anije që nga fillimi i viit në Itali, njofton Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Sipas IOM 2856 kanë vdekur ose zhdukur rrugës së tyre për në Evropë.