Lajme

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Zvicra dëbon refugjatët ukrainas

Tre shtetas ukrainas u dëbuan këtë javë

Tre shtetas ukrainas u deportuan këtë javë, sipas informacioneve të konfirmuara nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), i cili nuk zbuloi se për çfarë veprash u dënuan, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, Këshilli Federal kohët e fundit deklaroi se në mënyrë që refugjatët me statusin e mbrojtjes “S” – domethënë shtetas ukrainas – të dëbohen nga Zvicra, krimi i tyre duhet të jetë “veçanërisht i dënueshëm”.

Ky është rasti i parë i refugjatëve ukrainas që kthehen në vendin e tyre që nga shkurti i vitit 2022 – dita e pushtimit rus.

Ndërsa Zvicra nuk mund t’i riatdhesojë shtetasit e huaj në vendet e tyre të origjinës nëse ka të ngjarë të përballen me persekutim atje, SEM përcaktoi se pasojat e vetme me të cilat tre refugjatët me siguri do të përballen është shërbimi ushtarak.

Megjithatë, dërgimi në front për të luftuar rusët nuk konsiderohet nga SEM si një pengesë për dëbimin.