Lajme
Për herë të parë nga 1910, popullsia e Vjenës kalon përsëri shifrën e dy milionëve
Popullsia e kryeqytetit të Austrisë, Vjena, ka tejkaluar shifrën e dy milionëve, pjesërisht falë 19,500 banorëve të rinj që janë shpërngulur në qytet këtë vit, duke arritur kështu totalin prej 2.08 milionë.
Nuk është një rekord i të gjitha kohëve, por është hera e parë që qyteti ka një popullsi mbi dy milionë që nga viti 1910, kur arriti nivelin më të lartë historik prej 2.1 milionë.
Vjena arriti një pikë të ulët që nga fillimi i viteve 1900 në fund të viteve 1990, ku kishte pak më pak se 1.5 milioë dhe është rritur që atëherë, sipas TheLocal.at.
Kryeqyteti austriak është tani qyteti i pestë më i madh në Bashkimin Evropian dhe qyteti i dytë më i madh në botën gjermanishtfolëse, pas Berlinit, përcjell albinfo.
Statistikat e fundit tregojnë se 39 për qind e njerëzve që jetojnë në Vjenë kanë lindur jashtë vendit. Emigrantët e rinj të huaj në Vjenë po e bëjnë qytetin më të ri, me një moshë mesatare në rënie graduale, e cila tani është 41.2 vjeç.
Komunitetet më të mëdha të huaja në Vjenë vijnë me origjinë nga Evropa Lindore, ish-Jugosllavia, Turqia dhe vendet e fundit të refugjatëve, si Siria, Iraku, Afganistani, Irani dhe Ukraina.
Lagjet me më shumë banorë të huaj në Vjenë përfshijnë Rudolfsheim-Fünfhaus, Brigittenau dhe Favoriten, ku mbi 50 për qind e banorëve në secilin prej këtyre rretheve kanë lindur jashtë Austrisë.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih