Lajme
Për herë të parë në histori nuk ndizet dordoleci “Böögg” i Cyrihut
Për shkak të erërave të forta në Cyrih, djegia e "Böögg" u desh të anulohet për herë të parë në historinë e festës Sechseläuten

Pika kryesore e festës tradicionale të Zyrihut “Sechseläuten” që mbahet për çdo vit në prill është djegia e një lloj dordoleci me emrin “Böögg”. Koha që duhet që koka e “Böögg”-ut të shpërthejë tregon, sipas një bestytnie, motin për verën e ardhshme, shkruan albinfo.ch. Për shkak të erërave të forta në Cyrih, djegia e “Böögg” u desh të anulohet për herë të parë në historinë e gjatë të festës Sechseläuten.
Është e vështirë të besohet se zjarri i “Böögg” duhej të anulohej për herë të parë në histori. Dhe kjo ndodhi sot, për shkak të erërave të forta. Çfarë do të ndodhë më pas është ende e paqartë, shkruajnë mediat zvicerane.
Është ky një ogur i keq për verën? Vitin e kaluar u deshën 57 minuta për të shpërthyer, koha më e gjatë e kaluar që nga fillimi i festimit të Sechseläuten. Edhe këtë vit, sërish kemi një rekord, por të një lloji tjetër: “Böögg” mbetet i paprekur.
Ndryshe, festa “Sechseläute” zgjat dy ditë dhe për nder të saj bëhen dy parakalime të mëdha: njëri, i fëmijëve, ku ata parakalojnë me veshje të ndryshme kombëtare e regjionale dhe tjetri, parakalimi i të rriturve sipas profesioneve ose “Zunft”-eve (ngjashëm me “esnafet”), shkruan albinfo.ch. Në parakalimin e parë marrin pjesë rregullisht edhe fëmijët shqiptarë me veshjet e tyre të bukura e të larmishme kombëtare.
Në qendër të kësaj feste popullore është “Böög”, një lloj dordoleci i bërë nga tekstili me dinamit brenda, i cili vendoset në majë të një shtylle dhe i vihet zjarri. Në varësi të kohës që i nevojitet deri te eksplodimi i “Böog”-ut, sipas bestytnive popullore, do të mbajë stina e verës. Kur eksplodimi zvarritet më gjatë, atëherë do të kemi verë më të freskët. Dhe e kundërta, kur shpërthimi ndodh më shpejt. Por, çfarë parashihet kur ai nuk ndodh fare, sikurse ishte rasti sot, nuk ka ndonjë shpjegim “shkencor”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino Gjatë një kontrolli të bërë në Ticino, zyrtarë nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare...
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
-
Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritja e popullsisë nga migracioni, nxit debat Popullsia e Zvicrës ka arritur në nëntë milionë, duke u rritur me 25% që nga viti...
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
Pse mund të mos jeni më në gjendje të zgjidhni mjekun tuaj në Zvicër