Shkurt.ch

Për herë të parë, katër miliardë pasagjerë

International Air Transport Association (IATA) ka parashikuar rritjen e mëtejshme për vitin aktual. Trafiku global ajror do të vazhdojë të rritet, ka thënë drejtori i përgjithshëm i IATA, Alexandre de Juniac. Në saje të një ekonomie relativisht të favorshme botërore, industria pret në vitin 2017 të hyra në vlerë prej 743 miliardësh dhe fitimet prej 31.4 miliardësh. Kjo u njoftua nga IATA me rastin e Asamblesë së 73-të të Përgjithshme (GA) në Kankun, Meksikë. Të ardhurat neto për pasagjer ka të ngjarë të jenë këtë vit  7.69 dollarë amerikanë, në krahasim me 9.13 sa ishin vitin e kaluar dhe 10.08 dollarë në  vitin 2015, përcjell albinfo.ch.