Ekonomi
Për gjashtë muaj 298 milionë euro remintenca në Shqipëri
Sipas statistikave prurjet e emigrantëve për periudhën janar-qershor ishin 298 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 3% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2016
Një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në emigrim, por ata nuk harrojnë asnjëherë vendlindjen e tyre, Shqipërinë, duke kontribuar në forma të ndryshme.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për periudhën janar-qershor ishin 298 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 3% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2016.
Që prej vitit 2013, kur remitancat arritën nivelin më të ulët të dekadës së fundit, duke sinjalizuar fundin e një cikli, teksa emigrantët e larguar prej vitesh po i shkëpusnin lidhjet me vendlindjen, ato filluan të rriten në mënyrë të papritur në vitin 2014 e më tej, ndonëse me ritme të ngadalësuara, shkruan ‘monitor’.
Vetëm në vitin 2015, numri i atyre që kërkuan azil në shtetet e BE-së arriti në 67 mijë persona. Më pas ai ka rënë ndjeshëm, por shqiptarët vijojnë të renditen të parët në kërkesat për azil sidomos në Gjermani e Francë, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e Bashkuar, 10 mijë.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












