Kosova
Për dy ditë në Kosovë, 17 të vdekur dhe 330 të infektuar me COVID-19
Vetëm në këtë vikend humbën jetën 17 persona
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se të dielën ka regjistruar nëntë të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, transmeton albinfo.ch.
Me këto shifra, numri i të vdekurve në Kosovë nga koronavirusi arrin në 75.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë ditës së diel mediat raportuan për katër raste të vdekjeve në Qendrën Klinike Universitare. Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, nuk e konfirmoi numrin e të vdekurve, por i bëri thirrje publikut dhe të gjithëve “që të përmbahen nga konkludimet e parakohshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve”.
Në njoftimin e IKSHPK-së po ashtu thuhet se 28 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,902.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 3,508 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1,531 vazhdojnë të jenë raste aktive.
Qeveria e Kosovës të dielën miratoi një sërë masash me qëllim të parandalimit të koronavirusit. Ndër to është edhe rikthimi i masës së kufizimit të lëvizjes në disa qytete, ku ka më së shumti raste të infektimeve.
Këto masa të qeverisë, do të hyjnë në fuqi nga sot, 6 korrik.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik