Lajme

Për dy ditë në aeroportin e Prishtinës, 13,392 mërgimtarë nga diaspora

Mërgimtarë të shumtë kanë arritur këtë vikend në Kosovë, pak ditë para ndërrimit të motmoteve, transmeton albinfo.ch.

Pas një viti të vështirë pandemik, i cili ende po vazhdon të jetë prezent në gjithë botën, por pavarësisht kësaj, ata po ia mësyejnë Kosovës, me qëllim që festat e fundvitit t’i presin bashkë me familjarët më të ngushtë.

Vetëm gjatë të shtunës dhe dielës janë realizuar shumë fluturime, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, duke hyrë 13 mijë e 392 persona.

Në bazë këtyre statistikave në territorin e Kosovës gjatë vikendit kanë ardhur 55 mijë 655 përmes pikave kufitare dhe 13 mijë e 392 persona përmes fluturimeve, që i bie 70 mijë e 47 qytetarë. /Albinfo.ch