Shkurt.ch
Për dhe kundër kualifikimit profesional të të rinjve „pa letra“
Pro mundësisë për arsimim profesional të „Sans papiers“ janë: Qeveria, SP-PS, CVP-PDC dhe sindikatat ndërsa kundër: SVP-UDC dhe FDP-PLR
Partitë SVP-UDC dhe FDP-PLR janë kundër qëndrimit që të rinjtë pa letra “Sans Papiers” të fitojnë mundësinë për të ndjekur arsimimin profesional në Zvicër. Po kështu, kundër kësaj mundësie janë edhe shumë punëdhënës.
Partitë në fjalë kundërshtojnënjë propozim të bërë nga Qeveria Federale lidhur për të gjetur mundësi që të rinjtë e pa dokumente të integrohen më mirë në shoqërinë e Zvicrës. Ky propozim ka gjetur mbështetje në radhët e SP-PS, CVP-PDC dhe sindikatave.
Kundërshtarët e argumentojnë qëndrimin e tyre me arsyetimin se duke lejuar arsimimin e personave ipa letra, Zvicra do të bëhet edhe më atraktive për të huajt ilegalë.
Veç kësaj, nuk shpaguhet që të kualifikohen të rinjtë, të cilët edhe pas kësaj mbase nuk do të kenë mundësi të punësohen, shkruan drs.ch.
Nga ana tjetër, përkrahësit e propozimit argumentojnë qëndrimin e tyre se në këtë mënyrë personat pa letra do të mund të integrohen edhe në aspektin profesional dhe jo vetëm në atë shkollor, siç ndodh aktualisht.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës