Lajme

Për çka do të votojnë zviceranët gjatë nëntorit

Këtë muaj do të vendosen dy vota të rëndësishme kombëtare.

Më 28, njerëzit do të vendosin nëse kufizimet e Covid 19 duhet të qëndrojnë në vend apo të hiqen dhe nëse më shumë infermierë duhet të trajnohen dhe të njihen zyrtarisht, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me ligjet e Covid-it, qindra persona u mblodhën në Cyrih duke bërë thirrje që ato të hiqen. Por shpejt u formua një kundër-marsh në favor të rregullave. Asnjëri marshim nuk ishte i autorizuar.

Në Bernë, infermierët dhe mbështetësit e iniciativës së ‘kujdesit të fortë infermieror’ marshuan në qytet. Fushata kërkon që më shumë infermierë të trajnohen dhe qeveria të përcaktojë pagat.

Parlamenti tashmë ka miratuar një kundëriniciativë e cila shkon deri diku drejt këtyre synimeve pasi qeveria beson se teksti i iniciuar është i tepërt.

Nëse votimi dështon, kundëriniciativa do të bëhet ligj automatikisht.