Shkurt.ch

Për blerje të shpejtë të aeroplanëve luftarakë

Komisioni i ka rekomanduar dhomës së kantoneve që të kërkojë zëvendësim sa më të shpejtë të aeroplanëve tashmë të vjetëruar "Tiger"

Komisioni për politikë të Sigurisë i Dhomës së kantoneve të Parlamentit Nacional ka shtruar kërkesën që Ushtria Zvicerane të blejë menjëherë aeroplanë të rinj luftarakë për të përtëritur flotën ajrore.

Ky komision i ka rekomanduar dhomës së kantoneve që të kërkojë zëvendësim sa më të shpejtë të aeroplanëve tashmë të vjetëruar “Tiger”.

Dhoma tjetër e parlamentit, ajo federale, që në muajin mars është shprehur për një zëvendësim të shpejtë të aeroplanëve të përmendur.

Komisioni kërkon më tutje që të mos lejohet rënie e numrit të ushtarëve nën 100.000 sish, ndërkohë që qeveria mendon se një numër prej 80.000 ushtarësh është i mjaftueshëm.