Shkurt.ch

Për barazi gjinore në fushën e pagave

femrat e reja fitojnë dukshëm më pak se moshatarët e tyre të gjinisë së kundërt. Në vitin 2011 ky dallim është 20%

Bashkësia e Tregtarëve të Zvicrës (KV Schweiz) nuk dëshiron të tolerojë më dallimin në të ardhura në mes të meshkujve dhe femrave. Në një rezolutë të miratuar gjatë vikendit të kaluar, delegatët e bashkësisë së përmendur kanë kërkuar nga politika dhe nga ndërmarrjet që të bëjnë gjithçka për barazinë e pagave.

Ata janë shprehur edhe për krijimin e një sistemi që do t`i joshte më shumë femrat për të marrë pozicionet drejtuese. Veç kësaj, një “kartë” duhet të obligojë ndërmarrjet për të eliminuar dallimet në paga.

Sondazhet vjetore që bën KV Schweiz me nxënësit e shkollave të zanatit, kanë dëshmuar se femrat e reja fitojnë dukshëm më pak se moshatarët e tyre të gjinisë së kundërt. Në vitin 2011 ky dallim është 20%.