Lajme
“Për 8 mijë €” greku vret shqiptaren e cila ishte shtatzënë
Raportohet se një burrë 39 vjeç grek ka vrarë gruan e tij shqiptare 41-vjeçare , pasi sipas mediave greke, dyshohet se donte t’ia merrte kursimet prej tetë mijë euro, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se burri e kishte raportuar të zhdukur gruan e tij shtatzënë. Por ajo u gjet më 8 janar në bagazhin e një veture në një zonë pyjore të Halkidikit, midis Triglias dhe Galatistas.
Krimi u zbulua nga miku i burrit 34-vjeçar, i cili ka rrëfyer para autoriteteve greke se ka ndihmuar në vrasjen me thikë të gruas shqiptare.
Mediat greke kanë publikuar pamjet teksa gruaja shqiptare ec dorë për dore me partnerin e saj, pa e ditur se pas një ore ajo do të vritej nga duart e tij.
Pamjet nga kamerat e sigurisë së një dyqani të ndryshëm në zonë tregojnë momentin kur 39-vjeçari së bashku me mikun 34-vjeçar mban trupin e 41-vjeçares brenda një valixheje.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën