Shqipëria
Për 7 muaj, Shqipërinë e vizituan 6.3 milionë turistë
Numri i të huajve regjistruar përgjatë shtatë muajve llogaritet në afërsisht 6.3 milionë, duke shënuar një rritje prej 23.2%
Shifrat e lëvizjes së shtetasve për muajin Korrik të këtij viti flasin për rreth 1.8 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar.
Krahasuar me një vit më parë, ky tregues u rrit me 2.7%, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse norma e rritjes duket se është ngadalësuar në muajin Korrik të këtij viti, sërish vërehet rekord krahasuar me të njëjtin muaj të viteve të kaluara. Sipas të dhënave rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë mbi 2.6 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe ky tregues ka shënuar një rritje me 2.7%, krahasuar me Korrikun e vitit 2023.
Por çfarë thonë të dhënat për periudhën Janar-Korrik të këtij viti? Numri i të huajve regjistruar përgjatë shtatë muajve llogaritet në afërsisht 6.3 milionë, duke shënuar një rritje prej 23.2%. Por sa premtuese është kjo shifër për të realizuar pritjet për rreth 14 milionë të huaj? Nëse i referohemi të dhënave historike është muaji Gusht ai që mban peshën më të lartë sa i përket numrit total të hyrjeve të të huajve përgjatë një viti. Megjithatë, pavarësisht diferencës që mund të bëjnë shifrat e Gushtit kur të bëhen publike nga INSTAT, vihet re një ngadalësim i rritjes së hyrjeve edhe në Qershor, por edhe në Korrik, çka mund të ndikojë në shifrën që pritet deri në fund të vitit 2024.
Nga ana tjetër, në muajin Korrik të vitit 2024, 704,699 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 1.7%, krahasuar me Korrikun e vitit 2023. Në një periudhë shtatë mujore kanë dalë nga territori rreth 4.4 milionë shtetas shqiptarë. Shifrat tregojnë se numri i shtetasve shqiptarë që po dalin ka qenë gjithmonë në rritje, duke kulmuar sidomos gjatë sezonit turistik. Duket se shqiptarët po zgjedhin gjithmonë e më shumë të pushojnë jashtë, kjo pasi ofertat turistike kanë qenë më të lira ndikuar nga rënia e euros.
Në Korrik të këtij vitit, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Qëndrore/Lindore me 10%. Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve