Shqipëria

Për 7 muaj, 3 milionë turistë

Numri i turistëve në Shqipëri është rritur me 12.4 %, në krahasim me një vit më parë

Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri në shtatëmujorin e 2018 është 2,947,686, duke u rritur me 12.4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Sipas INSTAT, në korrik 2018 numri i shtetasve të huaj që hynë është 1,028,182 dhe krahasuar me korrik 2017, ky numër është rritur me 19.0 %.

Në korrik 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 38.8 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Anglia me 20.9 %, shkruan “ATSH”.

Në shtatëmujorin 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 33.0 %, përcjell albinfo.ch.

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hynë në territorin shqiptar në muajin korrik 2018 është 1,584,604. Krahasuar me korrik 2017, ky tregues rezulton me rritje 12.3 %.