Shqipëria
Për 5 muaj, 2.3 milionë turistë në Shqipëri
Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së shtetasve tregojnë se në janar-prill kanë hyrë mbi 2.3 milionë të huaj, me një rritje 29.3 për qind në raport me një vit më parë
Shqipëria turistike ka vijuar të mbetet një magnet për të huajt në katër muajt e parë të këtij viti, duke shënuar rritje dyshifrore të hyrjes së të huajve.
Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve tregojnë se në janar-prill kanë hyrë mbi 2.3 milionë të huaj, me një rritje 29.3 për qind në raport me një vit më parë.
“Në prill 2024 numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 609.351, duke pësuar një rritje me 11,3%, krahasuar me prill 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 794.129. Ky numër është rritur me 29,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, vlerëson INSTAT.
Ndërkohë gjatë muajit prill 2024 rezultojnë të kenë hyrë, në territorin shqiptar, 1.4 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 20,8%, krahasuar me prill 2023. 1.4 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 22,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, në Prill 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 753.973 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 16.699 dhe 5.301 shtetas.
Në prill 2024, krahasuar me prill 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë: rritje, për qëllime personale me 28,8%; • rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm etj. me 30,6%; • rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 57,4%.
Turoperatorët në vend raportojnë për një rritje të dukshme të vizitorëve në këto 5 muaj të parë të vitit, por edhe për rezervimet në vazhdim. Sezoni i verës pritet të arrijë një tjetër pik ku ka një interes të shtuar të turistëve individualë por edhe të organizuar. Italianët ashtu si edhe një vit më parë mbeten grupi me vizitorët më të lartë teksa ka një rritje të dukshme të spanjollëve, gjermanëve ndërkohë që nga të organizuarit në krye qëndrojnë polakët, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Daljet e shtetasve
“Në muajin prill 2024, 613.196 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 8.8%, krahasuar me prill 2023. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit prill 2024, janë 789.064. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 35,2%”, vlerëson INSTAT.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik