Shqipëria
Për 45 ditë fillon ndërtimi i Rrugës së Arbrit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se për 45 ditë do të fillojë puna për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
Në mbledhjen me kryesinë dhe grupin e PS për projekt-buxhetin 2018, shefi i qeverisë ka deklaruar se do të diskutohet edhe me qeverinë e Maqedonisë që të bëhet lidhja e nevojshme me këtë rrugë, raportojnë mediat shqiptare.
“Vlen të përmendet për deputetet që kanë bërë përpjekjen e tyre të vazhdueshme dhe që vijnë nga zona e Dibrës se procesi për finalizimit e kontratës së rrugës së Arbrit është në përfundim”, deklaroi Rama, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se punët do të fillojnë shumë shpejt. “Ministria ka nisur negociatat për termat e negociatës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbrit do të fillojë deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm për të cilën bashkë me Ministrinë e Jashtme kemi çelur diskutimin me qeverinë maqedonase”, shtoi kryeministri shqiptar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











