Tematike
Dështon “natyralizimi i lehtësuar i brezit të tretë”: Shumë pengesa burokratike
"Natyralizimi i lehtësuar i gjeneratës së tretë ka tepër shumë pengesa burokratike për të qenë tërheqës"
Natyralizimi më i lehtë për “të huajt” e gjeneratës së tretë ka hasur në fare pak jehonë në tre vitet e para, që kur ka filluar. Arsye për këtë, duket të jetë procedura e ndërlikuar.
Në shkurt 2017, elektorati pati votuar që njerëzit e brezit të tretë të natyralizohen më lehtë, trasnmeton albinfo.ch. Një vit më vonë, kjo nisi të zbatohet: që nga 15 shkurti 2018, shtetasit e huaj, gjyshërit e të cilëve kishin jetuar në Zvicër dhe që vetë kishin lindur në Zvicër, mund të merrnin më lehtë pasaportën zvicerane – të paktën në letër.
Nga rreth 25,000 persona që i prekte ligji i ndryshuar, vetëm 1,847 kanë marrë pasaportën e kuqe deri në fund të vitit 2020.
Për këtë arsye, Komisioni Federal i Migracionit (BFM) kishte shqyrtuar arsyet e këtij “refuzimi”. “Natyralizimi i lehtësuar i gjeneratës së tretë ka tepër shumë pengesa burokratike për të qenë tërheqës”, thuhet në deklaratë.
Autorët e studimit bëjnë gjashtë rekomandime që “do ta bënin më të thjeshtë” lehtësimin e natyralizimit, shkruan tagblatt.ch. Ata rekomandojnë, për shembull, heqjen e kufirit ligjor të moshës 25 vjeç, sepse nuk korrespondon me realitetin e jetës për të prekurit.
Përveç kësaj, sipas studimit, ata që dëshirojnë të natyralizohen duhet të ndërgjegjësohen në mënyrë proaktive për mundësinë që u jepet
Kërkim i mundimshëm për dëshmi
Një tjetër rekomandim në këtë rast lidhet me pengesat administrative që janë “panevojshëm të larta” për qasjen në procedurë, dhe të cilat duhet të hiqen, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për detyrimin që kanë aplikuesit për të vërtetuar se i përkasin brezit të tretë të të huajve. Ata duhet të dëshmojnë se gjyshërit e tyre kanë të drejtë të banojnë në Zvicër, se prindërit kanë ndjekur shkollën për të paktën pesë vjet dhe se njëri prind ka jetuar në Zvicër për dhjetë vjet dhe ka leje qëndrimi të përhershme (Vizë C).
Autoritetet pra do ta shqyrtojnë kërkesën vetëm nëse mund të “dokumentohen mjaftueshëm” këto pika. Por kjo del e vështirë – nëse, për shembull, gjyshi përkatës ka vdekur tashmë. Gjithashtu, vitet e praktikës (marrjes së zanatit) nuk njihen si vite të shkollimit të detyrueshëm, përcjell albinfo.ch. Kjo paraqet problem në rastet kur prindërit kanë ardhur me vonesë në Zvicër për shkak të statusit sezonal të prindërve të tyre dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të ndjekin shkollën e detyruar për pesë vjet.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha