Lifestyle

Për 28 Nëntor uruan edhe Rita Ora e Dua Lipa

Për Ditën e Flamurit kanë uruar edhe dy këngëtaret kosovare me famë botërore, Rita Ora e Dua Lipa.

Ato postuan në rrjete sociale urimet e tyre për shqiptarët, shkruan Albinfo.ch.

“Urime dita e pavarësisë Shqipëri”, thotë Rita Ora në një video të postuar në Instagram, teksa Dua Lipa ka postuar një foto ku ka bërë shqiponjën dhe ka shkruar “Urime 28 Nëntori”.

Të dy këngëtaret sivjet kanë pasur vit të shkëlqyeshëm në karrierë. Rita Ora u kthye fuqishëm me disa projekte të reja, ndërsa Dua Lipa lansoi albumin e parë duke pushtuar të gjitha top listat botërore me hitin “New Rules”.

https://www.instagram.com/p/BcDj9vCAa3u/?hl=en