Lajme
Për 2 muaj mund të infektohen me ‘Omicron’ më shumë se gjysma e evropianëve
Ky është paralajmërimi që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Më shumë se gjysma e evropianëve mund të infektohen me variantin Omicron gjatë dy muajve të ardhshëm, nëse përhapja do të vijojë me ritmet e tanishme.
Dejtori rajonal i OBSH-së për Europën tha se varianti përfaqësonte një “valë të re të furishme nga perëndimi në lindje” që po përfshinte kontinentin.
“50 nga 53 vendet e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore kanë raportuar raste me Omicron. Ai po bëhet shpejt dominues në Europën Perëndimore dhe po përhapet edhe në vendet e Ballkanit. Në këto nivele, Instituti i Vlerësimeve Statistikore parashikon se më shumë se 50 për qind e popullsisë në rajon do të infektohen me Covid-19, nga 6 deri në 8 javët e ardhshme”, tha Hans Kluge në një konferencë për media, transmeton Albinfo.ch.
Sipas zyrtarit të OBSH-së, 26 nga vendet e rajonit kanë raportuar se mbi 1 për qind e popullsisë së tyre po infektoheshin çdo javë dhe nga fillimi i vitit deri më 10 janar, janë regjistruar më shumë se 7 milionë raste të reja.
“Varianti Omicron përfaqëson një valë të re nga perëndimi në lindje që po përfshin rajonin. Reagimi i çdo vendi duhet të mbështetet te situata epidemiologjike, resurset në dispozicion, vaksinimi dhe konteksti socio-ekonomik. Rajoni ka raportuar mbi 7 milionë raste të reja në javën e parë të 2022”, shtoi Kluge.
Sipas tij, varianti është më i transmetueshëm dhe mund të infektojë edhe ata që e kanë kaluar sëmundjen apo që janë vaksinuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit