Bota
Për 180 euro në Nju Jork
Keni menduar të shkoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me çmime të lira? Atëherë këtë mund ta realizoni tash e tutje.
Në Itali kanë filluar fluturimet ‘low-cost’ dhe një biletë kushton 179, kurse në janar të vitit të ardhshëm çmimi do të jetë vetëm 139 euro, shkruajnë mediat italiane, njëra ndër to edhe “ilsole24ore.com”.
“Boeing 787” i kompanisë “Norwegian Air” ka nisur fluturimet të enjten nga Roma drejt Nju Jorkut për 179 euro, përcjell albinfo.ch.
Aeroplani ka 32 ulëse “premium” dhe 259 “ekonomike”. “Norwegian Air”, që operon me një flotë prej 143 avionësh, e që vitet e ardhshme do të sigurojë 200 të tjerë, në dhjetë muajt e parë të vitit 2017 ka transportuar 28.2 milionë persona.
Nga shkurti i vitit të ardhshëm do të ketë udhëtim nga Roma edhe në Los Anxhelos dhe San Francisko.
Deri më tani numërohen 19 kompani “low cost”, shumica e të cilave të themeluara mes vitit 2015 dhe 2017-s, që fluturojnë në gati 73 aeroporte përmes 907 linjave ndërkombëtare të përjavshme.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik