Lajme
Për 15 kilogramë djathë dhensh, shqiptari nga Salzburgu gjobitet me një mijë euro në Kroaci
Një shtetas shqiptar, banues në Salzburg, derisa kthehej nga pushimi për në Austri, kishte marrë në veturën e tij djathë dhensh. Ai ndalohet nga kufitarët në Kroaci, të cilët i shqiptuan një gjobë prej afër një mijë eurosh, njofton albinfo.at.
Një 48-vjeçar me prejardhje shqiptare, banues në Salzburg, për ndërrimin e viteve ishte për vizitë te familja në vendlindjen e tij.
Të hënën, më 3 janar, ai kishte vendosur të kthehet në Austri. Një nga familjarët e tij i kishte dhënë atij 15 kilogramë djathë dhensh të përgatitur nga vetë familja.
Kur 48-vjeçari është kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit kroat kanë vërejtur djathin. Ndalohet rreptësishtë transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat. Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë. “Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, përndryshe nuk do të më kthejnë pasaportën”, tha shqiptari për portalin austriak “heute.at”, përcjell albinfo.at.
Kështu që ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante gjobën. Ai gjithashtu duhej të hidhte djathin e shijshëm të deleve në vend. “Një gjobë është në rregull, por shuma është tepër e lartë”, ka shtuar ai, transmeton albinfo.at.
Me këtë rast, ai dëshiron të paralajmërojë të tjerët për gjobat e larta që mund t’i marrin secili që dëshiron të bartë sasi të madhe të mallrave nga vendlindja: “Mos bëni të njëjtin gabim siç e bëra unë: mos merrni mish apo djathë me vete”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit