Kosova
Për 12 vite diaspora ka dhënë mbi 7 miliardë euro në Kosovë
Nga viti 2004 deri në vitin 2008 remitancat ishin në rritje, përderisa pas 2008-ës deri në vitin 2011 pësuan rënie. Nga 2012-ta deri në 2016-ën dërgesat nga diaspora sërish çdo vit u rritën
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), nga viti 2004 deri në vitin 2016, apo për 12 vite në Kosovë remitancat nga diaspora kapin vlerën e 7.09 miliardë eurove
Vlera e tyre është më e lartë se tri herë buxheti i Republikës së Kosovës.
Nga viti 2004 deri në vitin 2008 remitancat ishin në rritje, përderisa pas 2008-ës deri në vitin 2011 pësuan rënie. Viti 2008 mbahet në mend si viti i krizës globale financiare.
Nga 2012-ta deri në 2016-ën dërgesat nga diaspora çdo vit u rritën.
Deri në korrik të 2016-ës, dërgesat e mërgimtarëve në vend ishin 380.1 milionë euro ku rreth 177.8 milionë erdhën nëpërmjet agjencive, 64.6 milionë euro përmes bankave dhe pjesa tjetër prej 137.7 milionë euro përmes formave tjera.
Sipas të dhënave të publikuara të BQK-së rezulton se kontributi i diasporës ka shënuar rritje edhe për periudhën e sivjetme 2017, ndërsa mërgimtarët gjatë dërgimit të parave përdorën kanale tjera e më pak bankat.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?