Kosova
Për 1 orë e gjysmë, Diaspora kontribuon me 35 mijë euro
Thirrjes së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur pozitivisht diaspora
Diaspora gjithmonë ka dhënë kontribut të madh në Kosovë. Ajo ka kontribuar në forma të ndryshme dhe në sfera të ndryshme të jetës, madje, remitencat llogariten të jenë mbi 1.5 miliardë euro në vit.
Ditë më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmë, pas gjendjes me pandeminë Covid-19 në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Ministri në detyrë i Financave dhe i Transfereve i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë që vetëm sot për 1 orë e gjysmë diaspora në fondin e krijuar nga Qeveria ka derdhur 35 mijë euro.
“Diaspora po na ndihmon tepër shumë. 35 mijë euro për 1 orë e gjysmë janë derdhur vetëm sot nga diaspora. Problemi është që po marrin kohë deri në tri ditë për t’u derdhur në fond”, ka thënë Bislimi.
Edhe pse kishte reagime të ndryshme, Diaspora vazhdon të ndihmojë në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?