Lajme
Pentagoni paralajmëron pasoja të rënda për Iranin, reagojnë edhe liderët tjerë botërorë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i ka thënë homologut të tij izraelit, Yoav Gallant, se Uashingtoni kishte “rritur gatishmërinë e forcave” në rajon në pritje të sulmit iranian.
Thirrja dukej se kishte ndodhur përpara se Irani të lëshonte qindra raketa drejt Izraelit.
“Sekretari dhe ministri Gallant diskutuan pasojat e rënda për Iranin në rast se Irani zgjedh të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Izraelit”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Shtëpia e Bardhë, nga ana tjetër, tha të martën mbrëma se presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris po monitorojnë situatën dhe po marrin përditësime të rregullta nga ekipet e tyre të sigurisë kombëtare.
Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të ndihmonte mbrojtjen e Izraelit dhe të rrëzonte raketat që synonin Izraelin.
Ndërsa kandidati republikan dhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka fajësuar administratën Biden për përshkallëzimin në disa pjesë të Lindjes së Mesme, duke premtuar se do të rivendosë paqen në rajon nëse zgjidhet.
“Bota është në zjarr dhe del jashtë kontrollit. Ne nuk kemi udhëheqje, askush nuk e drejton vendin. Ne kemi një President inekzistent dhe një zëvendëspresident që mungon plotësisht”, tha Trump në një deklaratë.
Ai shtoi se “Irani ishte në kontroll” kur ai ishte president.
Ndërsa Trump vendosi sanksione të rënda ndaj Iranit pas prishjes së një marrëveshjeje shumëpalëshe bërthamore, Teherani vazhdoi të armatoste dhe të financonte aleatët e tij në rajon gjatë mandatit të tij.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit gjatë një telefonate me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai shprehu “angazhimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë izraelite dhe mbrojtjen e civilëve”, tha një zëdhënës i Downing Street, citon BBC.
Ai gjithashtu ka folur për mediat, duke thënë se Britania qëndron me Izraelin, por iu është shmangur pyetjeve për ndihmën ushtarake.
“Ne qëndrojmë me Izraelin dhe njohim të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë këtij agresioni. Irani duhet t’i ndalë këto sulme, së bashku me përfaqësuesit e tij si Hezbollahu. Ne mbështesim kërkesën e arsyeshme të Izraelit për sigurinë e popullit të tij. Jam thellësisht i shqetësuar për rrezikun e llogaritjes së gabuar”, tha ai.
Sipas përfaqësuesve të Iranit në OKB, ky sulm vjen pas “akteve terroriste të regjimit sionist – që përfshinin shënjestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra