CH-Ballkani
Pensionisti nga Shkupi përshkon trojet shqiptare me biçikletë
Esat Miftari, lidhjen e tij me biçikletën e ka filluar qysh i ri. "Kam pasur një atelie rrobaqepësie në Shkup, e më pastaj në Gjermani. Me biçikletë i ikja stresit të punës, ndërsa në Gjermani, hiqja edhe mërzinë e mërgimtarit"
Dikur u qepte rrobat të huajve në Gjermani e në Zvicër e tani i është qepur biçikletës për t`i vizituar trojet shqiptare e më gjerë. Është pensionist 70 vjeçar dhe ka qenë disa herë në Shqipëri me biçikletë. Në Prishtinë udhëton shpesh, në Luginë,.. etj. Tërë kjo energji, ky udhëtim shumë sportiv, është motiv i mbushur me atdhedashuri.
Nga natyra thotë kam qenë dhe jam aktiv, dhe i disiplinuar në aspektin shëndetësor. “Udhëtimi me biçikletë është shumë i shëndetshëm, e rrit jetëgjatësinë për këtë kam lexuar edhe nga shumë mjekë të njohur. Ka edhe shumë libra që janë shkruar enkas për udhëtimet me biçikletë, ndërsa këtë kënaqësi unë e shijoj vet”.
Ka dëshirë të jetë në natyrë, të jetë aktiv. Kjo sipas tij forcon shpirtin e njeriut por edhe tensioni i gjakut është më mirë, yndyrat bien, vullneti rritet, kështu edhe u ikën kolonave edhe monotonisë, mbipesha reduktohet, xhepi në kulm të rahatisë, dhe e tërë kjo i ngjan mrekullisë. Pastaj, shprehet ai, gjatë udhëtimeve shohim bukuritë e vendit, derisa të mirat shëndetësore vërehen pas disa udhëtimeve.
Esat Miftari, lidhjen e tij me biçikletën e ka filluar qysh i ri. “Kam pasur një atelie rrobaqepësie në Shkup, e më pastaj në Gjermani. Me biçikletë i ikja stresit të punës, ndërsa në Gjermani, hiqja edhe mërzinë e mërgimtarit”, thotë xha Esati.
Sa fëmijë, aq biçikleta!
“Sa kam fëmijë, aq kam biçikleta. Secili më ka dhuruar një biçikletë edhe pse ata nuk janë ngasës të shpeshtë të saj. Djali i madh me familje, dhe katër vajzat me familjet e tyre jetojnë në Zvicër. Djali i vogël jeton me ne në Shkup. Faleminderit Zotit, të gjithë jetojnë shëndetshëm dhe punojnë shumë”. Sigurisht, nuk kanë kohë të udhëtojnë gjatë si unë, por si duket nipat e mbesat më ngjajnë me këtë sport më shumë. Edhe zviceranët e duan këtë lloj sporti, ata janë popull shumë modest. Jam i lumtur që fëmijët e mi, nipat dhe mbesat janë të integruar e të suksesshëm në shoqërinë zvicerane”, shprehet ai.
Udhëton shpesh me biçikletë sidomos për në Shqipëri. “Gëzohem kur arrij, dhe i qepem notit aty. Edhe noti është sport i mirë”
Zakonisht udhëtoj vetë, vazhdon ai. “Një herë mora një shok me vete, shkuam në Prishtinë, por ai më “tradhtoi”, po bëj shaka, se ai u lodh dhe nuk u kthye me mua, u kthye me autobus. Ndërsa unë i thash: më vjen keq por unë nga fisi jam Krasniq dhe nuk dorëzohem kurrë, hiç :-)”.
Ai mundohet që mesazhet t`i japë me vepër. Gjatë kohës së pushimeve kur fëmijët vijnë në atdhe, unë gjithmonë shkoj i vizitoj me biçikletë. Dëshiroj t`i motivoj. Ata u gëzohen aventurave të mia. Edhe muhabeti me nipa e me mbesa bëhet më i gjallë, unë u tregoj se çfarë kam parë rrugës. Sporti për të gjitha moshat është ideal”
“Dua të njoh çdo cep të atdheut”
Orari i tij i udhëtimeve është zakonisht i gjatë. Ai pushon gjatë udhëtimeve.
“Herën e fundit prej Shkupi jam nisur ditën e hënë, në ora 13 paradite dhe në Durrës arrita të mërkurën në ora 15, sepse unë pushoj, unë nuk garoj. Unë udhëtoj për qejf, dhe patjetër se duhet të ndalem nëpër restorante të ndryshme. Kështu, unë gjatë udhëtimeve të shpeshta kam bërë shumë miq të mirë, ata gëzohen kur i vizitoj, janë kureshtarë të dinë se si kam kaluar rrugës, sa orë udhëtimi kam bërë, etj. Edhe mua më merr malli për ta. Trojeve tona udhëtoj më së shumti se dua të njoh çdo cep të vendit tim, sepse çdo pëllëmbë e trojeve shqiptare është e imja, është e jona. Si mërgimtar, në rini kam pasur mall për këtë tokë, tash dua të çmallem”.
Ai këshillon të rinjtë të zgjedhin biçikletat komfore. “Kam udhëtuar me lloj lloj biçikletash, ka të tilla që nuk janë komfore që edhe vërtetë të lodhin. Gjatë blerjes së biçikletës ju preferoj të zgjidhni biçikletën në të cilën ju përshtatet madhësia, ulja Qëndrimi i drejtë i uljes i mbron muskujt nga ndezjet, sepse biçiklistit i bie të ecën edhe rrugëve malore”, shton ai.
Xha Esati gjatë udhëtimit bart helmetën mbrojtëse, baterinë, gjërat ushqimore, ndonjë medikament. Të rinjtë i këshillon të mësojnë rregullat e komunikacionit dhe të dinë të japin shenjat me dorë kur janë në komunikacion.
Shoqëria jonë, sikur “nuk i beson” biçikletës
Esat Miftari nuk është anëtar i ndonjë shoqate çiklistësh por ai thotë se e ka menduar të organizojë vetë një shoqatë të tillë. “Por kultura jonë ende nuk është e dhënë aq shumë pas sporteve. Sikur nuk i besojnë biçikletës”, thekson çiklisti i pasionuar.
Kam shumë përshtypje gjatë udhëtimeve thotë Esati, “por veçoj udhëtimin për në Shqipëri, në vitin 2005. Kur kam arritur atje, jam habitur me bukuritë natyrore të Shkodrës, Ersekës, Vlorës, Gjirokastrës, etj. Kam takuar njerëz të mirë dhe kam dëgjuar lloj lloj historish”.
Gjatë udhëtimeve të tij me biçikletë ai zbulon bukuritë e vendit tonë. “Bukuritë tona natyrore janë të shenjta, si në përrallë, prandaj duane vendin tuaj shqiptarë, çdo pëllëmbë të tokës, pa marrë parasysh a jetoni në atdhe apo mërgimtarë. Dijeni mirë se ky vend ju jep prezantimin e parë, prandaj jini krenarë”
Esat Miftari është shembull i mirë motivimi. “Jam udhëtar i jetës, jetoj me paqe në shpirt. Integrohem shpejt në çdo vend, në çdo kulturë, pa e harruar se jam Krasniç, kurrë”, shprehet me vargje xha Esati.
Dua ta heq mallin e rinisë për të parë atdheun
“Trojeve tona udhëtoj më së shumti se dua të njoh çdo cep të vendit tim, sepse çdo pëllëmbë e trojeve shqiptare është e imja, është e jona. Si mërgimtar, në rini kam pasur mall për këtë tokë, tash dua të çmallem. Bukuritë tona natyrore janë të shenjta, si në përrallë, prandaj duane vendin tuaj shqiptarë, çdo pëllëmbë të tokës, pa marrë parasysh a jetoni në atdhe apo mërgimtarë. Dijeni mirë se ky vend ju jep prezantimin e parë, prandaj jini krenarë “, thotë Esat Miftari.
“Nuk dorëzohem kurrë, hiç”
Zakonisht udhëtoj vetë, vazhdon ai. “Një herë mora një shok me vete, shkuam në Prishtinë, por ai më “tradhtoi”, po bëj shaka, se ai u lodh dhe nuk u kthye me mua, u kthye me autobus. Ndërsa unë i thash: më vjen keq por unë nga fisi jam Krasniq dhe nuk dorëzohem kurrë, hiç :–)”.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje