Opinione
Pensionimi i parakohshëm në Zvicër: punëtorët migrantë, para një dileme të përjetshme
Punëtorët migrantë në Zvicër janë para një dileme të përjetshme edhe ate të shkojnë në pension të parakohshëm apo të mbesën në tregun e punës aktivë
Shkruan: Abdulah Ahmedi
Ashtu siç është rasti me punëtorë migrantë në Zvicër (lexo: punëtorët nga vendet ballkanike), në këtë rast bëhet fjalë për kategorinë shoqërore “Baby-boomers”, kur arrijnë moshën e pensionit, ata shpesh bëjnë pyetjen e pensionit të parakohshëm. Megjithatë, duhet theksuar se arritja në moshën e tretë, gjegjësisht të pensionimit, është një fazë e rëndësishme në jetë që duhet të përgatitet dhe të parashikohet. Kështu, objektivat e këtyre pensionistëve të ardhshëm mund të jenë të ndryshme dhe për disa punëtorë migrantë në Zvicër objektivi është që të mund të dalin në pension të parakohshëm, para moshës ligjore 65 vjeç.
Fatmirësisht apo jo, një qasje e tillë është shumë e mundshme në Zvicër, por në kushte të caktuara strikte dhe pa harruar se kjo do të ketë pasoja veçanërisht financiare. Vetëm një gjë është e sigurt: pensioni i parakohshëm nuk është i falur! Kjo është arsyeja pse, përpara se të vendosni dhe për t’iu përgjigjur më së miri të gjitha këtyre pyetjeve, duket thelbësore të kuptoni sistemin zviceran të pensioneve dhe mekanizmin e pensionit të parakohshëm të përfshirë në të.
Kështu, nëse një punëtor migrantë që ka punuar në Zvicër dëshiron të avancojë pensionin e tij, ky parashikim do të jetë i mundur vetëm një ose dy vjet para moshës ligjore, përkatësisht për pensionin e pleqërisë (shtyllën e parë) prej 64 ose 63 vjeç. Në lidhje me pensionin profesional (shtylla e dytë) ajo mund të perceptohet në formën e një kapitali ose një pensioni. Për shtylën e dytë, gjithmonë do të jetë e nevojshme t’i drejtoheni fondit tuaj të pensionit për të ditur modalitetet specifike të këtij të fundit. Megjithatë, përgjithësisht pranohet që të parashikohet dalje në pension nga mosha 58 vjeç. Kjo shumë e marrë i shtohet asaj të shtyllës së parë për të ruajtur një standard të caktuar të jetës. Dy shtyllat, e para dhe e dyta garantojnë 60% të pagës së fundit të marrë. Shtylla e tretë është fakultative dhe i takon secilit të kontribuojë sipas dëshirave dhe nevojave të ardhshme për të plotësuar shtyllën e parë dhe të dytë.
Punëtorët migrantë në Zvicër janë para një dileme të përjetshme edhe ate të shkojnë në pension të parakohshëm apo të mbesën në tregun e punës aktivë. Por, para se të vendosin puntorët migrantë në Zvicër duhet të dinë cilat janë pasojat e shkuarjes në pension të parakohshëm? Pasoja kryesore për një punëtor migrant në Zvicër që dëshiron të marrë pension të parakohshëm është se ai do të jetë në gjendje të kërkojë pensionin e tij me një ulje të këtij të fundit sipas numrit të viteve të pritjes. Pra, do të ketë një rënie të pensionit prej 6.8% në vit të pritjes së moshës ligjore. Megjithatë, duhet theksuar se marrja e pensionit të parakohshëm i përjashton pensionistët e rinj që nuk banojnë në Zvicër nga mosvazhdimi i kontributit në sigurimin e pleqërisë deri në moshën ligjore të pensionit zviceran, që është një avantazh. Një alternativë tjetër që bie në sy është se punëtorët migrantë në Zvicër mund të këthehen, me pension të parakohshëm, në vendin e origjinës për të bërë një jetë me kosto më të lirë.
Përveç kësaj, puntorët migrantë në pension të parakohshëm kanë të drejtë të punojnë dhe mund të përmbushin shprazëtirën financiare, të kërkojnë alternativa të tjera në sektorin terciar, punë të lehta që janë të mirëseardhura, p.sh: punë shtëpiake, anvisëri, vreshtari, bletari, peshkatari etj. Një arsye tjetër që është tipike sociale është ajo se ata gjejnë jetën sociale, familjen, miqtë dhe mbi të gjitha u kthehen zakoneve të vjetra dhe traditave të vendit të lindjes. Në fund të fundit, si e dimë të gjithë, ndonjëherë paratë nuk kanë vlerë përballë jetës. Pra, punëtorët migrantë në Zvicër të shkojnë në pension të parakohshëm pse jo, besoj se jemi me të vërtetë pothuajse në “win-win”!
E-Diaspora
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm Shkrimtari shqiptar Pajtim Statovci merr çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm për romanin “Lopa pjell natën” ...
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre