Kosova

Pendarovski reagon pas vizitës së Kurtit në Çair e Tetovë, kërkon sanksionim të organizatorëve

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shkup e Tetovë. Ai ka folur për tubimin që u duke thënë se “theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste paraqet nxitje të urrejtjes e jotolerancës etnike”.

“Theksimi i një ikonografie provokative nacionaliste që promovon idetë shoviniste të mëdha-shtetërore paraqet nxitjen e urrejtjes etnike dhe intolerancës dhe sulmon pa mëdyshje parimet dhe vlerat themelore të Traktatit Kornizë dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik”, ka shkruar Pendarovski. Ai tutje ka kërkuar sanksionim të organizatorëve.

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë e Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e disapozitave ligjore pçër përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëtor dhe flamujve e simboleve të komuniteteve, duke injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në këtë drejtim, i bëjë thirrje organeve kompetente që sa më parë të kryejnë procedurat e parapara”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.