Kosova
Pendarovski: I mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është deklaruar pas vizitës zyrtare që ka zhvilluar sot në Kosovë dhe takimet me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook, ai ka deklaruar se në takimi e parë që e pati me presidenten, kanë biseduar mbi temat aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, transmeton albinfo.ch.
“Biseduam edhe për perspektivën evropiane të të dy shteteve, sfidat në plan rajonal dhe multilateral, si dhe mbi gjendjen e sigurisë në rajon dhe më gjerë. Me Kosovën kultivojmë marrëdhënie miqësore dhe dinamike, të bazuara në respektimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë”, ka shkruar ai.
Tutje, sa i përket takimit me kryeministrin Kurti, ai ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut jep kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë nëpërmjet KFOR-it.
“Të dyja shtetet kultivojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet. Shprehëm interes për përparim të tij në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. I mbështesim aspirimet euroatlantike të Kosovës. Si anëtare e NATO-s, japim kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, ka shkruar ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?