Bota

Peizazhi i Van Ghogut në Paris

Peizazhi i Vincent Van Ghogut nga periudha e hershme e karrierës së tij është ekspozuar në Paris në prag të shitjes në qershor, ankandi i parë i veprave të këtij artisti në Francë në më shumë se 20 vjet.

Piktura pritet të shitet mes 3 dhe 5 milionë eurove dhe kjo pikturë ishte e ekspozuar në muzeun e Van Ghogut në Amsterdam tash e tetë vjet, përcjell albinfo.ch.

E pikturuar në vitin 1882, artisti u inspirua për nga pamja e Hagës, kur ai kaloi një kohë të shkurtër të jetës, por shumë e dobishme për të, sepse ishte përqendruar shumë në artin e tij.

Në një letër dërguar vëllait të tij Theo, ai fliste se si ishte impresionuar nga gratë, të cilat shëtisnin rreth fushave dhe kokat i kishin të mbuluara me kapela, e të gjitha këto janë pasqyruar në punimet e tij. Ankandi do të mbahet në Paris më 4 qershor.