Bota
“Pegida” edhe në Zvicër, shtohen zërat për një tubim në shkurt
Dega është themeluar javën e kaluar dhe mori emrin e grupit gjerman "Pegida" – “Patriotët evropianë kundër islamizimit të Perëndimit".
Si drejtues i Pegides zvicerane është thënë të jetë 19-vjeçari, Ignaz Bearth, të cilin e ndjekin 30 mijë njerëz në rrjetin social në Facebook. Ai është pak i njohur me politikën zvicerane. Më 2012 ka themeluar partinë politike DPS, që është edhe kryetar, i orientuar nga e dhjathta.
Pegida zvicerane ka paralajmëruar një demonstratë antiislam më 16 shkurt.
Ndërkohë në Gjermani, Pegida po vazhdon të sfidojë politikën. Një tjetër demonstratë antiislam është mbajtur të hënën në Dresden, pak ditë pas sulmeve terroriste në Paris.
Njerëzit u mblodhen pavarësisht thirrjeve të politikanëve gjermanë që manifestuesit të qëndronin në shtëpi. Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas, kishte apeluar që qytetarët të mos i bashkoheshin tubimit të grupit “Pegida”.
Ai i kishte bërë thirrje me zë të lartë grupimit në fjalë që të mos i keqpërdorte ngjarjet ndaj “Charlie Hebdo” dhe dyqanit hebraik në kryeqytetin francez.
Megjithatë, mitingu u zhvillua, me pjesëmarrësit që u mblodhën në qytetin lindor, duke mbajtur parulla me të cilat shprehnin solidaritet me karikaturistët francezë të vrarë nga militantët islamikë. Gjithashtu, një minutë heshtje u mbajt në nder të tyre.
Në një miting të javës së kaluar Pegida, siç njihet ndryshe grupimi “Patriotët evropianë kundër islamizimit të Perëndimit”, mblodhi 18 mijë manifestues. Por një antimiting i organizuar nga autoritetet lokale të Dresdenit ditën e shtunë mblodhi rreth 35 mijë persona.
Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi se të martën do të marrë pjesë në një miting të organizuar nga komuniteti mysliman në Berlin kundër vrasjeve në Paris.
“Islami është pjesë e Gjermanisë dhe unë jam kancelare e të gjithë gjermanëve”, ka deklaruar Merkel.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër