Shkurt.ch

PE kritikon klauzolën zvicerane

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë kundër vendimit që ka marrë Zvicra për aplikimin e klauzolës –ventil. Përmes kësaj klauzole Zvicra synon të kufizojë kontingjentet e të huajve nga tetë shtetet e reja të BE-së në tregun zviceran të punës.

Kjo rezolutë është votuar nga 486 deputetë të PE-së ndërsa vetëm 30 sish kanë qenë kundër. Me gjithë faktin se rezoluta nuk është obligative, ajo, pas kërkesës që do të pasojë te Këshilli dhe komisioni evropian, do t`i përcillet edhe autoriteteve të Zvicrës.

Parlamentarët evropianë kritikojnë vendimin e Zvicrës si diskriminues dhe i kërkojnë asaj që ta rishikojë vendimin në fjalë.