Lajme

PDK-ja ia lë AKR-së postin e presidentit

Pas një debati treorësh, Këshilli Drejtues i PDK-së mori vendim sonte, që posti i presidentit t’i takojë AKR-së

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi tha se vendimi i Këshillit Drejtues është marr me konsensus.

Po ashtu, në këtë ndarje të posteve, PDK-së do t’i takojë posti i kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.

Sipas Kuçit, gjatë ditëve në vijim PDK dhe AKR do të bisedojnë për ndarjen e dikastereve.

Ky vendim i PDK-së erdhi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, e cila kishte vendosur që  AKR-së t’i takojë posti i presidentit.

Bisedimet ndërmjet dy forcave politike për koalicionin e ri qeverisës ishin vështirësuar për shkak të qëndrimeve të ndryshme për ndarjen e posteve të larta shtetërore.

AKR-ja e Behgjet Pacollit këmbëngulte në postin e presidentit dhe disa ministri.

Në koalicionin e ardhshëm do jenë edhe minoritetet, si dhe Lista “Dr. Ibrahim Rugova”.