Kosova
PDK, dega në Zvicër, me tubim të madh në St. Gallen
Ambientet e shoqatës SHARRI nuk mjaftonin për të krijuar vend për të gjithë të interesuarit që kishin ardhur për të marrë pjesë në tubimin e degës së PDK-së për St. Gallen.
Dega e PDK-së ka ftuar bashkatdhetarët të marrin pjesë, siç shkruajnë ata, në ciklin e tubimeve të Partisë Demokratike të Kosovës që po zhvillohen në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
E, bashkatdhetarët iu kanë përgjigjur masivisht ftesës së PDK-së. Kjo dukuri e gatishmëri për të ndjekur manifestime partiake, në prag të zgjedhjeve që po vijnë në Kosovë, ka vite që nuk është parë në Zvicër.
Ky mobilizim sipas pjesëmarrësve e votuesve besnikë të PDK-së, vjen si pjesë pakënaqësisë me pushtetin aktual.
Tubimi është përshëndetur nga kryetari i PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, u shpreh i lumtur që është në mesin e shumë familjeve patriotike që janë mbledhur sot për ta shpalosur ofertën e tyre për Kosovën dhe mërgimtarët.
Ai ka thënë se ndjehet i nderuar në mesin e nënave e vëllezërve që kanë sakrifikuar shumë për Kosovën.
“Bijtë më të mirë të vendit e falë mërgatës ne kemi UÇK-në, kemi çlirimin e Kosovës. Ju keni bërë shumë për Kosovën dhe jeni të thirrur ta bëni edhe kësaj here ndryshimin. Ne kemi nxjerr një kandidat që është i pranueshëm për të gjithë, një kandidat si Bedri Hamza është personi me i duhur për ta udhëhqeur Kosovën në mandatin e ardhshëm. Ne nuk jemi këtu vetëm për të kërkuar votën tuaj, ne jemi këtu për të marrë përgjegjesi për një kapitull të ri të përmbylljes së shtetësisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Lushtaku foli edhe për mbajtjen e padrejtë të krerëve të luftës e shtetbërjes së Kosovës si presidentin Thaçi me shokë.
Tubimi elektoral u hap nga anëtari i kryesisë, Valbon Hajdari. Një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve e tha kryetari i degës, Drin Çeku, i cili i ftoi të pranishmit ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, përmes së cilës do të kontribuojnë për prosperitetin e vendit.
Kryetari i PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka, tha që Partia Denokratike gjithnjë ka qëndruar afër mërgatës dhe me një ekip në krye me një kryeminstër si Bedri Hamza do ta ndryshojmë Kosovën.
Sala Jashari nga ana tjetër u shpreh se ndryshimet nuk vijnë vetevtiu. “Arsyeja pse unë jam këtu është që t’i diskutojmë bashkërisht preokupimet tona dhe të punojmë bashkërisht për të realizuar premtimet tona”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo u fokusua në kontributin e mërgatës dhe interesimin e tyre të pandërprerë për ta ndihmuar Kosovën.
E-Diaspora
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane