Shqipëria

PD-ja kërkon shkarkimin e dy ministrave

Partia Demokratike deklaroi se Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka konfirmuar paligjshmërinë e mbledhjes së informacioneve private për rreth 80 për qind të votuesve nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryetarja e Komisionit për media, Albana Vokshi publikoi përgjigjen e dytë zyrtare nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

“Mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i tyre nga Ministria e Shëndetësisë nuk mbështetet në asnjë bazë ligjore” pra asnjë akti ligjor apo nënligjor duke nxjerrë zbuluar mashtrimet e Ministreve Manastirliu dhe Nikolla”, ka thënë ajo.

PD ka dorëzuar edhe padinë penale në Prokurori për veprën penale “shpërdorim i detyrës” dhe “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, duke kërkuar pezullimin nga detyra të Ministreve Manastirliu dhe Nikolla, deri në hetimin e plotë nga ana e prokurorisë.