Tematike
Pavarësisht rritjes rekord, pagat nuk mbulojnë dot rritjen e çmimeve
Rritja e pagave me 2.5 për qind mesatarisht është nën normën e inflacionit që ka arritur në tre për qind, thonë në Travail Suisse
Pavarësisht rritjeve më të larta, të negociuara, të pagave në 20 vitet e fundit, organizata sindikale ombrellë Travail Suisse ka deklaruar para mediave në Bernë se negociatat e pagave kishin arritur vetëm pjesërisht të ruanin fuqinë blerëse të punonjësve.
Në përgjithësi, rritja e përgjithshme e pagave u arrit në 97 përqind të negociatave, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, rritja e pagave me 2.5 për qind mesatarisht është nën normën e inflacionit që ka arritur në tre për qind.
Megjithë gjendjen e mirë ekonomike të vazhdueshme, shumë punëdhënës ishin dorështrënguar dhe nuk ishin të përgatitur për të kompensuar rritjen e plotë të çmimeve, thanë në Travail Suisse.
Rezultate pozitive në negociatat e pagave u arritën veçanërisht në sektorin e hotelerisë dhe restoranteve, në industrinë e prodhimit të orëve, në pastrimin (në Zvicrën gjermanishtfolëse), në ndërtimin e peronave dhe në zdrukthtari. Rezultati ishte rritje e pagave mbi tre për qind në disa raste, siç tha për mediat Johann Tscherrig nga sindikata Syna, shkruan srf.ch.
Sipas Travail Suisse, rezultatet e negociatave në sektorin e ndërtimit, transportin publik dhe administratën publike mund të përshkruhen si të kënaqshme. Sindikata Transfair ndërkaq thotë se pagat në SBB do të rriten me 2.75 në 3.3 për qind, në varësi të sektorit dhe me 3.2 për qind në BLS (ndërmarrje tjetër hekurudhore).
Nga ana tjetër, rezultate të pakënaqshme ka pasur kryesisht në tregtinë me pakicë, në ndërtimtarinë e lëndës drusore, në mesin e bojaxhinjve dhe suvaxhinjve dhe në sektorin e shëndetësisë. Tscherrig është shprehur se politikanët me sa duket ende nuk e kanë kuptuar seriozitetin e situatës në sistemin e kujdesit shëndetësor, pavarësisht nismës së njohur federale për kujdesin. Në shumicën e kantoneve, zbatimi i nismës është ende shumë larg.
Kërkohet rregullim automatik i kostos së jetesës
Prandaj, organizata ombrellë e sindikatave bëri thirrje për një rregullim automatik të kostos së jetesës, përcjell albinfo.ch. Kjo duhet të përfshihet në të gjitha kontratat kolektive të punës. Krahas rolit të punëdhënësve, kërkohet edhe ai i politikës, sepse ata “kanë zhgënjyer punonjësit aktivë në përballjen me humbjen e fuqisë blerëse”, tha Bauer.
Nevojiten masa për dy titujt më të mëdhenj të buxhetit në familjet zvicerane – shpenzimet shëndetësore dhe kostot e strehimit. Ulja e çmimit të primeve do të duhej të bëhej edhe më e madhe dhe të shtrihej në shtresa më të gjera të popullsisë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra