Lajme

Pavarësisht “orës policore” në Austri, transporti publik plot me udhëtarë

Ka disa ditë që qeveria austriake ka ndërmarrë masa të rrepta ndaj koronavirusit. E ashtuquajtura “bllokimi e dytë” në Austri po duket se nuk po respektohet edhe në aq masë të madhe, ashtu siç ishte respektuar në “bllokimin e parë” gjatë muajve mars – prill të këtij viti.

Shihet qartë se kësaj radhe ka më shumë udhëtarë në transportin publik.

Udhëtarë të shumtë janë parë të enjten në stacionin U6 Längenfeldgasse në Vjenë – pavarësisht masave për “orë policore” me përjashtim të daljeve nga shtëpia të personave me nevoja të detyrueshme.

Derisa tramvajet dhe autobusët duken më të zbrazët, metrotë në Vjenë lëvizin të mbushura plot më udhëtarë, shkruan oe24.at, përcjell albinfo.at.

Këtë javë Wiener Linien do të bëjë publike edhe një statistikë të numrit të udhëtarëve për të parë se sa ka rënie gjatë kësaj bllokade të pandemisë. Kështu ka deklaruar zëdhënësia e Wiener Linie, Barbara Pertl.