Fun
Patrik Nuo ndahet përfundimisht nga Molly Schade
Këngëtari 32 vjeçar i shkurorëzuar tashmë zyrtarisht, ka ndarë me ish gruan e tij të drejtën dhe detyrimin e përkujdesjes mbi fëmijët e përbashkët
Ka njëfarë kohe që nuk kemi dëgjuar pothuaj asgjë për pop-këngëtarin e njohur zviceran me rrënjë shqiptare, Patrick Nuo. Por, as tash nuk kemi ndonjë lajm nga krijimtaria e tij, karriera prej këngëtari: mjerisht! Lajmi që po japim tash ka të bëjë me jetën e tij private, më saktë për shkurorëzimin tij nga amerikania Mooly Schade.
Këngëtari 32 vjeçar i shkurorëzuar tashmë zyrtarisht, ka ndarë me ish gruan e tij të drejtën dhe detyrimin e përkujdesjes mbi fëmijët e përbashkët. Atij, bazuar në vendimin gjyqësor i takon të kalojë dy vikende në muaj bashkë me dy fëmijët.
“Ndarja nuk është gjë e thjeshtë, për asnjërin në familje”, thotë Nuo i cituar nga blick.ch. Ndërkaq Molly e pati bërë kërkesën për ndarje qysh para tri vitesh.
“Jam mirënjohës që çdo gjë e ka një fund”, thotë Nuo. Ai shprehet se tash e kupton se çfarë do të thotë shkurorëzimi dhe nëpër çfarë duhet të kalojnë bashkëshortët dhe fëmijët.
Por, Nuo nuk ka kohë për të pushuar. Ai është duke punuar në albumin e tij të ri dhe duke e shijuar kohën në Los Angelos.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave