Lajme

Patrik Haziri, “Bachelor”-i i ri në Zvicër

Zvicra tashmë e ka përzgjedhur “Bachelor”-in e ri. Sipas informacioneve të mediave zvicerane ai do të jetë 29 vjeçari shqiptar, Patrik Haziri

“Kavalieri” i trëndafilave do të këtë “nderin” të jetë protagonist i emisionit “Der Bachelor” në Zvicër, i cili transmetohet në televizionin zviceran “3+”, përcjell albinfo.ch.

Patriku pritet të njihet me një numër të madh femrash, me të cilat do të përjetojë eksperienca të ndryshme dashurie, ndërsa çdo javë do të largojë një femër nga shtëpia. Në fund, vajza e mbetur, e cila do të pranojë edhe trëndafilin e fundit, do të jetë edhe vajza fatlume, me të cilën Patriku mund të nisë edhe lidhjen e dashurisë. Kjo është një platformë e njohur e emisioneve që ndiqet nga miliona shikues nëpër gjithë Evropën, njofton albinfo.ch.

“Kavalieri” i trëndafilave, një biznesmen i suksesshëm

Patriku është nga Cyrihu dhe punon në administrimin e  bizneseve familjare. Familja e tij, e cila vjen nga Bujanoci, merret me furra, restorante dhe hotele në qytete të ndryshme të Zvicrës. Ndërkohë, ata kanë edhe mbi dhjetë kioske nëpër Zvicër për shitjen e kifleve “Brezel” dhe qebabëve.

Ndonëse të gjitha mediat zvicerane kanë shkruan për përzgjedhjen e Patrikut, megjithatë televizioni “3+” ende nuk e ka konfirmuar.

Edicioni i ri “Der Bachelor” në Zvicër pritet të fillojë  në mesin e muajt tetor.