Gjellëra

Patate të mbushura me mish

Patate të mbushura me mishPërbërësit:

• 1/2 kg mish të bluar ose të prerë imët,
• 2 qepë,
• 1 kg patate,
• 2 thelpinj hudhre,
• 1 vezë,
• Qumësht,
• 1 katrorkë për supë,
• 1 gotë ajkë,
• Kripë dhe mëlmesa sipas dëshirës.

Përgatitja:

Patateve u hiqet lëvorja dhe zihen pak në ujë të njelmët.
Orizi zihet në ujë të njelmët 10 minuta, pastaj kullohet mirë.

Patatet gjysmë të ziera kullohen dhe me lugë thellohen (bëjmë hapësirën, përgatiten për mbushje).
Qepët fërgohen sa të zverdhen, shtohen mishi, kripa dhe piperi.

Në masën e ftohur shtohen një vezë e tundur, orizi gjysmë i zier dhe majdanozi.
Me këtë yç (harxhë) të përzier mirë, mbushen patatet, të cilat vihen në enë të lyer me yndyrë.

Në çdo patate vihet nga një copë e vogël mazë, kurse maza e mbetur përzihet me vezë dhe qumësht dhe hidhet mbi patate.

Gjatë pjekjes, patateve u hidhet nga pak supë, në mënyrë që ato të mos thahen.

Ju bëftë mirë!