Kuriozitete
Pasuria private e të gjithë njerëzve të botës arrin në 280 bilionë dollarë
Pasuritë private në botë gjatë një viti janë rritur për 16.7 bilionë dollarë, duke arritur në 280 bilionë dollarë gjithsej
Njerëzit në gjithë botën, brenda një viti janë bërë për 6 për qind më të pasur. Kjo, përkthyer në shifra duket kështu: pasuritë private në botë gjatë kësaj periudhe janë rritur për 16.7 bilionë dollarë, duke arritur në 280 bilionë dollarë gjithsej. (Një bilion është 1000 miliardë).
Kjo rritje, sipas një raporti të realizuar nga banka Credit Suisse është bërë në periudhën nga mesi i vitit 2016 deri në mesin e vitit 2017, shkruan srf.ch. Shkaqet për këtë zhvillim qëndrojnë në tregjet e aksioneve të cilat po përjetojnë ngritje të madhe por edhe në rritjen e çmimeve të patundshmërive.
Sigurisht, nga rritja e përmendur e pasurisë, në rend të parë kanë fituar ata që tashmë kanë qenë të pasur, transmeton albinfo.ch. Së këndejmi, në ndarjen globale të pasurisë, është rritur pjesëmarrja e njerëzve nga kjo kategori dhe me këtë, është bërë edhe më e madhe pabarazia në mes të njerëzve.
Zvicra, sipas raportit në fjalë është vendi i vetëm në të cilin gjatë njëqind viteve të fundit nuk ka pasur reduktim të theksuar të pabarazisë, pasuria mesatare (Median) pro person në Zvicër është 229.059 dollarë.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Sharri’ organizon festë me rastin e 28 Nëntorit ...
-
Studentët shqiptarë në Diasporë, urë lidhjeje me atdheun
-
Përfaqësuesit e Albanian Engineering of Switzerland vizitojnë nga afër ndërtimin e stacionit hekurudhor në Bernë
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi performon në Vjenë
-
Erdhën nga Suedia në Kosovë për të zhvilluar tutje sportin e famshëm Golf
Jeta në Zvicër
-
Këto janë komunat më tërheqëse për të jetuar në Zvicër Kushdo që mendon të lëvizë, do të kërkojë një vend të ri për të jetuar bazuar...
-
Zvicra është pa dyshim më pak e sigurt se sa ishte disa vjet më parë
-
Zvicra grumbulloi ar me vlerë rreth 15 miliardë franga
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Zvicër: cilat janë sfidat, cilat janë zgjidhjet dhe cilat janë mundësitë?
-
Mbi 3 milionë njerëz erdhën në Zvicër nga viti 2002