Bota
Pastrimi i parave me pasaporta
Nga ana tjetër, “vizat e arta”, shumë të njohura në Evropë gjatë viteve të fundit, japin para dhe investime për vendet që i lëshojnë ato, në këmbim të një leje qëndrimi ose një pasaporte
Dhënia e lejeve të qëndrimit ose pasaportave për joevropianët në këmbim të investimeve do të inkurajonte hyrjet e paligjshme të parave të pista, sipas monitorimit të OJQ-ve.
Nga ana tjetër, “vizat e arta”, shumë të njohura në Evropë gjatë viteve të fundit, japin para dhe investime për vendet që i lëshojnë ato, në këmbim të një leje qëndrimi ose një pasaporte. Por ky shkëmbim i praktikave të mira mund të ketë edhe pasoja negative, sipas të përditshmes franceze “Les Echos.fr”.
Në një raport të publikuar me titull “Në botën e trazuar të vizave të arta”, dy organizatat, “Transparency International” dhe “Global Witness” thonë se “të korruptuarit dhe kriminelët mund të gjejnë lehtësisht strehë në Evropë falë ‘mbulesës’ dhe mungesës së mbikëqyrjes së programeve të quajtur “Vizat”, transmeton ‘Scan’.
Katër vende të BE-së (Austria, Bullgaria, Qiproja dhe Malta) janë duke shitur pasaporta dhe 12 janë duke u dhënë të drejta të kushtëzuara qëndrimi për investitorët e pasur, tha raporti, përcjell albinfo.ch.
Të paktën 6,000 pasaporta dhe gati 100,000 leje qëndrimi janë “shitur” në dekadën e fundit. “Spanja, Hungaria, Letonia, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dhënë më shumë se 10,000 secila”, sipas autorëve të raportit.
Këto operacione janë të mëdha: Qiproja ka mbledhur 4.8 miliardë euro që nga viti 2013 dhe Malta 718 milionë që nga hapja e një programi në vitin 2014. Një leje qëndrimi u jepet atyre që investojnë 250,000 euro në Greqi dhe Letoni, ndërsa “një pasaportë qipriote mund të kushtojë dy milionë euro”, vëren raporti.
Pastrimi i parave dhe krimi
Për eurodeputetin dhe ish-gjykatësin kundër korrupsionit në Francë, Eva Joly, “vizat e arta” janë një derë e hapur për paratë e pista dhe minojnë të gjitha përpjekjet tona për të luftuar krimin kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit”.
Laure Brillaud, përgjegjëse për çështjet e pastrimit të parave për Transparency International Europe dhe bashkautore e raportit, shton se “këto programe u lejojnë njerëzve të korruptuar të punojnë dhe të udhëtojnë pa pengesa në të gjithë Bashkimin dhe jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë thirrje për veprim në nivel të Bashkimit Evropian si një çështje urgjente”.
Vrasja e gazetarit maltez
Programi “Vizat e Arta” në Maltë dhe mënyra e dhënies së saj ishte një nga hetimet që gazetarja Daphne Caruana Galizia, po punonte kur ajo u vra në shpërthimin e makinës së saj më 16 tetor 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025