Kultura
Pasqyrë tragjikomike e realitetit kosovar në teatrin e Bernës
“Një shfaqje teatri me 4 aktorë, me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryeministër me një lopë milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë”
Vitin e kaluar në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë është dhënë premiera e shfaqjes teatrale ”Ferma e Kafshëve” e autorit George Orwell. Vepra e Orwellit, edhe pse kishte të bëjë me kafshët, trajton një temë tërësisht politike, e që lidhej me Revolucionin rus të vitit 1917. Duke qenë një vepër politike, edhe inskenimi i saj në Teatrin kombëtar, mund të lidhet paksa me edhe me ngjarjet politike në Kosovë, ku tërheqja e ndonjë paraleleje është më se e mundshme.
“Një shfaqje teatri me 4 aktorë, me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryeministër me një lopë milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë”. Titull më të gjatë të ndonjë shfaqjeje, vështirë të keni hasur ndonjëherë, aq sa edhe ata që punuan në këtë projekt ngatërroheshin ndonjëherë.
Një shfaqje tërësisht politike, një mllef i shfryrë, një protestë ndaj ngjarjeve aktuale, një manifestim politik e shumë epitete tjera të përmbledhura, në një show, ku gjithçka përcillet përmes një çifti kasapësh, një inspektori, një kryeministri e disa kafshëve, disa nga të cilat edhe “sakrifikojnë” veten për të mirën e Kosovës. Sinopsisi i saj është kështu:
Mbas daljes tragjikomike të Britanisë së Madhe nga BE, vendi i ngelur bosh duhet të plotësohet shpejt, përndryshe BE do të mund shkatërrohet. Evropa ka kthyer sytë nga Kosova, e cila papritur gjendet para një mundësie historike të cilën ajo medoemos dëshiron ta shfrytëzojë.
Por, siç ngjan zakonisht, ekziston edhe një sfidë e madhe. Pos Kosovës, mundësinë për të hyrë në BE e ka edhe Serbia.
Njerëz dhe kafshë në Kosovë mobilizohen t‘i plotësojnë më mirë dhe më shpejtë se sa Serbia standardet që Evropa ka vënë si kusht. Dokumenti bazë i BE-së, që u dorëzohet autoriteteve kosovare, quhet Kosova dhe 3,000 rregullat e lehta të rrugës evropiane.
Thertorja Tony Blair në Prishtinë, nga tash e tutje, duhet të fillojë të shesë mish me cilësi dhe prejardhje të kontrolluar. Në përpjekjen e tyre për të plotësuar këtë kusht, pronarët e thertores bëjnë një udhëtim kafkian nëpër administratën qeveritare, duke pasur të bëjnë me burokratë e zyrtarë halabakë e të korruptuar.
E shkruar nga një cinik vendas (Jeton Neziraj), kjo shfaqje teatri është një panoramë tragjikomike e realitetit të tanishëm kosovar dhe atij evropian. Aspirata e sinqertë e kosovarëve për në BE konfrontohet, në njërën anë, me rregullat e kërkesat e koklavitura dhe qesharake evropiane dhe, në anën tjetër, me hilen e burokratëve për t‘i bërë gjërat të duken ok vetëm në letër‘.
E veçanta e kësaj shfaqjeje është se protagonistët e saj, janë po ashtu persona të cilët edhe përballen me gjëra të tilla në jetën e tyre të përditshme. Të paktën kështu mendon edhe njëri ndër protagonistët, Adrian Morina, të cilit, me gjithë respektin për kafshët, i duket e papranueshme që një lopë zvicerane të ketë mundësinë e qarkullimit nëpër Evropë, më të madhe se sa një qytetar nga Kosova.
Regjisorja Blerta Neziraj, e pyetur se sa është e realizuar shfaqja nga aktorët, na kundërpërgjigjet me një kritikë nga Kroaci. Pas shfaqjen në një teatër kroat, një kritik kishte thënë se, aktorët po luanin, sikur të ishte shfaqje e tyre e fundit. “Duhet me të vërtetë edhe guxim artistik për interpretime të shfaqjeve politike”.
Përderisa, për aktoren Shengyl Ismaili, teatri nuk duhet të merret gjithmonë si një vend argëtimi, por si një vend ku mund të merren informata të shuma për tema të caktuara.
E duke u kthyer edhe një herë tek shfaqja, ku vihen në pah kërkesat e çuditshme të BE-së për Kosovën, dramaturgu dhe tekstshkruesi i kësaj shfaqjeje, Jeton Neziraj, thekson se shumë gjëra të cilat BE insiston të luftohen, janë importuar pikërisht nga BE në Kosovë, me ç`rast për korrupsionin thotë se nuk e kanë zbuluar kosovarët.
Situata politike e sociale në Kosovë, definitivisht nuk duhet të merret si shembull i mirë nga askush. Por për Qendrën Multimedia, kjo është një thesar, që ka mundësuar krijim e një shfaqjeje të mrekullueshme.
Kjo komedi politike, që pati premierën e saj zvicerane në mbrëmjen e së premtes me 20.01.2017, është prodhim i Qendrës Multimedia, nga Prishtina. Premiera në Kosovë është dhënë në Shtator 2016, ndërsa deri tash është shfaqur edhe ne teatro të ndryshëm në rajon e Evropë.
Në të luajnë aktorët e mirënjohur kosovarë: Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili, Shpetim Selmani, si dhe dy muzicientët e shkëlqyeshëm, Art Lokaj e Drin Tashi. Ndërsa regjinë e ka bërë Blerta Neziraj, e tekstin Jeton Neziraj.
Pas shfaqjes premierë të të premtes dhe reprizës së dhënë të shtunën, shfaqja jepet për herë të fundit edhe sot, me fillim në orën 16.00.
Adresa është po ajo:
Schlachthaus Theater Bern
Rathausgasse 20/22
CH-3011 Bern
Tel 031 312 96 47
Fax 031 312 96 49
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit