Bota
Pasojat e acarit në SHBA: Mbi 50 të vdekur, stuhi e anulime të fluturimeve
Më pak se 200 mijë njerëz mbetën pa rrymë gjatë pasdites të së dielës, në krahasim me 1.7 milion që ishin në terr më parë
Të paktën 51 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut.
Zyrtarët thonë se 47 persona kanë vdekur në nëntë qytete të SHBA-së, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos, në Nju Jork.
Ndërkohë, katër vdekje janë shënuar në Kanada, ku një autobus rrëshqiti mbi rrugën e ngrirë afër qytezës Merit, në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike.
Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në pjesën jugore të Rio Grandes.
Meteorologët thonë se stuhia do të dobësohet gjatë ditëve të ardhshme, mirëpo qytetarët këshillohen t’i shmangin udhëtimet përveç në raste emergjente, raporton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është restauruar në pjesën më të madhe të SHBA-së. Më pak se 200 mijë njerëz mbetën pa rrymë gjatë pasdites të së dielës, në krahasim me 1.7 milion që ishin në terr më parë, raporton AP.
Mbi 15 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditëve të fundit, duke ua pamundësuar kështu shumë njerëzve kthimin në shtëpi në kohë për festën e Krishtlindjes.
Mbi 55 milionë amerikanë ishin paralajmëruar edhe për erëra me ngrica të dielën. Stuhia dimërore e “ciklonit bombardues” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimet nëpër SHBA.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Bufalo, tha: “Kjo do të hyjë në histori si stuhia më shkatërruese në Buffalo”.
“Është [si] të shkosh në një zonë lufte dhe veturat përgjatë rrugëve janë tronditëse”, u tha ajo gazetarëve të dielën në mbrëmje.
Banorët ende po përballen me një “situatë shumë të rrezikshme, kërcënuese për jetën” dhe kushdo që gjendet në atë zonë duhet të qëndrojë brenda, tha ajo.
Të paktën 25 vdekje u konfirmuan në zonën Erie, ku disa viktima u gjetën të vdekur në makina ose në dëborë. Vdekje të lidhura me këtë stuhi u raportuan edhe në Vermont, Ohajo, Misuri, Uiskonsin, Kansas dhe Kolorado. Temperaturat në Floridën e Jugut ranë aq shumë, saqë iguanat u ngrinë dhe u rrëzuan nga pemët.
Shteti amerikan në pjesën perëndimore të vendit, Montana, ka qenë më i godituri nga të ftohtët, me temperatura që bien deri në -45 gradë celsius.
Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Kuebekut kanë pësuar dëmet më të mëdha nga kjo stuhi. Në Kuebek pothuajse 120.000 njerëz mbetën pa energji elektrike të dielën. Zyrtarët thonë mund të duhen disa ditë deri të lidhet sërish të gjithë shtëpitë me rrjetin elektrik.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025