Lajme
Pasi u shpall fajtor, Trump mbledh mbi 50 milionë dollarë donacione
Ekipi i fushatës së Donald Trump njoftoi se kishte mbledhur më shumë se 50 milionë dollarë donacione në internet, 24 orë pas dënimit të tij penal duke theksuar se vendimi e kishte galvanizuar mbështetjen e tij si kurrë më parë.
“Kjo është më shumë se dy milionë dollarë në orë”, tha ekipi i tij i fushatës në një deklaratë.
”Brenda disa minutave nga shpallja e vendimit, sistemi ynë digjital i mbledhjes së fondeve u mbyt nga mbështetja dhe, me gjithë vonesat e përkohshme në lidhje me pjesëmarrjen në internet, Trump mblodhi 34,8 milionë dollarë përmes sasive të vogla”, thanë në një deklaratë këshilltarët e fushatës, Chris LaCivita dhe Susie Wiles, sot në mëngjes.
Që nga e premtja në mbrëmje, shifra arriti në 52,8 milionë dollarë, një shumë marramendëse.
Vetëm shifra e mëngjesit përfaqëson pothuajse dyfishin e ditës më të mirë të mbledhjes së fondeve për fushatën në WinRed, platformën zyrtare të donacioneve të Partisë Republikane.
Dhe 30% e këtyre donacioneve janë bërë nga donatorë të rinj.
“Joe mashtruesi dhe demokratët, me gjuetinë e tyre të shtrigave, kanë zgjuar lëvizjen MAGA (“Make America Great Again” slogani i Donald Trump – shën. i përkth.) si kurrë më parë”, përshëndetën edhe një herë këshilltarët e fushatës.
E-Diaspora
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
Jeta në Zvicër
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative