Lajme
Pasi mbyllin rojen në qeli, dhjetë të rinj arratisen nga burgu, në Valis
Me gjithë hetimet e deritanishme, të rinjtë nuk kanë mundur të arrestohen deri në pasditen e së dielës, thuhet në njoftimin e policisë
Dhjetë të rinj janë arratisur nga qendra e mbyllur edukative (burg për të rinj) Pramont në Granges VS të dielën mbrëma. Para kësaj, ata kanë sulmuar një roje burgu dhe e kanë mbyllur atë në qeli, trasnmeton albinfo.ch. Ata janë ende në arrati.
Pak para mesnatës të së shtunës në mbrëmje, adoleshentët dhe të rinjtë e moshës 17 deri në 24 vjeç shpërthyen nga qendra e mbyllur edukuese, siç ka bërë të ditur të dielën policia kantonale e Valisit. Ata e kishin mbyllur më parë rojen në një qeli. Ai ka marrë lëndime të lehta me ketë rast, shkruan agjencia e lajmeve e Zvicres SDA. Më pas të rinjtë u larguan me një automjet që ishte vjedhur aty pranë, tha policia.
Policia Kantonale, e mbështetur nga Policia Rajonale e qyteteve qendrore, ka vendosur menjëherë një prani të shpejtë dhe të gjerë policore në gjithë regjionin e më gjerë. Me gjithë hetimet e deritanishme, të rinjtë nuk kanë mundur të arrestohen pasditen e së dielës, thuhet në njoftimin e policisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?